Tre zjarrfikës humbin jetën në Greqi, ndërsa zjarret kërcënojnë jugun e Evropës

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përballjes me zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë, ndërsa valët e të nxehtit dhe kushtet ekstreme të motit po rrezikojnë gjithnjë e më shumë vendet e jugut të Evropës.

Dy prej viktimave humbën jetën në ishullin e Kretës, pasi mbetën të bllokuar nga flakët në rajonin e Rethymnos, në pjesën perëndimore të ishullit teksa erërat e forta me shpejtësi të madhe favorizuan përhapjen e zjarrit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra dhe zona turistike, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Një zjarrfikës tjetër u gjet pa ndjenja pranë qytetit-port të Gytheios, në Peloponezin jugor, dhe më pas u konfirmua vdekja e tij.

Sipas dëshmitarëve, në Kretë shpërthyen disa vatra zjarri që u përhapën me shpejtësi të madhe. Fronti më i madh i flakëve arriti deri në 15 kilometra gjatësi. Banorët dhe turistët janë evakuuar nga fshati malor Krya Vrysi, ku humbën jetën dy zjarrfikësit.

“Era është e pabesueshme – ndonjëherë nuk mund të qëndrosh në këmbë. Flakët ishin gjigante, ishte vërtet e frikshme”, deklaroi banorja Chrissa Gioukaki për agjencinë Reuters.

Përveç Kretës, zjarre janë raportuar edhe në ishujt Paros dhe Lesbos në Detin Egje, si dhe në qytetin Trifylia në jug të Greqisë kontinentale.

Situata e rëndë po vazhdon edhe në Turqi. Në provincën Muğla, një zjarr detyroi mbylljen e autostradës kryesore që lidh Fethiyen me Antalyan dhe evakuimin e një pjese të një spitali.

Ndërkohë, Spanja dhe Franca po përballen me valën e katërt të të nxehtit këtë verë. Në Spanjë, kryeministri Pedro Sánchez paralajmëroi se 12 orët e ardhshme do të jenë “vendimtare” për shuarjen e një zjarri pranë Madridit.

Më shumë se 43 mijë hektarë tokë janë djegur në provincën Ávila, rreth 150 kilometra në perëndim të Madridit, duke e bërë atë zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në historinë e Spanjës. Vetëm gjatë këtij viti, në Spanjë janë djegur mbi 207 mijë hektarë sipërfaqe nga zjarret.

Autoritetet spanjolle kanë lejuar kthimin e mijëra banorëve në shtëpitë e tyre pas heqjes së kufizimeve në zonat e Toledos, Madridit, Ávilës dhe Castellónit. Vetëm në rajonin e Madridit, rreth 24 mijë persona janë lejuar të kthehen në banesat e tyre, ndërsa kufizimet janë hequr për afro 20 mijë të tjerë.

Edhe në Francën jugperëndimore, në rajonin Gironde, zjarret më të mëdha konsiderohen “të stabilizuara”, megjithëse autoritetet paralajmërojnë për rrezik të riaktivizimit të tyre për shkak të erërave të thata dhe temperaturave që mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Ekspertët lidhin përhapjen dhe intensifikimin e zjarreve me valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit dhe ndryshimet klimatike, të cilat po rrisin presionin mbi burimet ujore dhe po e bëjnë sezonin e zjarreve në Evropë gjithnjë e më të rrezikshëm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika