Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi i një litri naftë do të jetë 1 euro e 74 centë, që paraqet një rritje prej një centi krahasuar me ditën paraprake.
Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1 euro e 51 centë për litër.
Sa i përket gazit, çmimi i përcaktuar është 0.60 euro për litër.