Çmimi i naftës ngritet për një cent, i benzinës bie

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e mërkurë, ku shihet se çmimi i naftës është ngritur për një cent, kurse i benzinës ka rënë për një cent

Ilustrim

Nga 1.74 euro për litër sa ishte të premten, çmimi i naftës për ditën e shtunë është ngritur për një cent, në 1.75 euro për litër.

Për dallim nga çmimi i naftës, sipas publikimit të përditshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ai i benzinës ka pasur rënie për një cent, nga 1.67 cent për litër, të shtunën ka rënë në 1.66.

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Çmimet e derivateve për ditën e shtunë

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika