Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 4 gusht.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i lejuar për naftën këtë të martë është 1.80 euro për litër, ose 2 centë më shumë krahasuar me të hënën, kur shitej për 1.78 euro.
Në anën tjetër, çmimet e benzinës dhe gazit mbeten të pandryshuara. Benzina vazhdon të ketë çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Nafta kishte arritur nivelin më të lartë të çmimit pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 9 prill, kur një litër tregtohej me 1.91 euro.