Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me delegacionin më të madh në historinë e pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje shumë-sportëshe.
Sipas njoftimit të KOK-ut, Kosova do të përfaqësohet nga 163 sportistë, prej të cilëve 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në gjithsej 21 sporte, me synimin për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Një tjetër moment historik do të jetë pjesëmarrja për herë të parë në katër sporte ekipore. Kosova do të garojë në futboll me ekipin U21 të meshkujve dhe U19 të femrave, në volejboll me të dyja konkurrencat, në hendboll me meshkuj dhe femra, si dhe në basketbollin 3×3 për të dyja kategoritë.