Rreth 1.4 miliardë euro të marra nga interesat e krijuara nga asetet e ngrira ruse do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën, njoftoi të mërkurën Komisioni Evropian.
Sipas Komisionit, paratë, të transferuara në buxhetin e Bashkimit Evropian më 3 gusht, vijnë nga interesat e gjeneruara nga bilancet e parave që janë pjesë e aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, të ngrira nga BE-ja pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Dhe ne po përdorim të ardhurat nga asetet e immobilizuara ruse për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Po vëmë në dispozicion të Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës kundër luftës së paligjshme të Rusisë”, shtoi ajo.