Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nisjen e punës nga avioni i parë zjarrfikës në vend.
Rama thotë se kjo forcë e re i bashkohet operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve gjatë muajit gusht në Shqipëri, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Rama shton se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë, ndonëse mbetet e vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit të flakëve.
“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht. Respekt dhe mirënjohje për të gjitha forcat tona në terren”, shkroi Rama.