Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se palët janë ende shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se për LDK-në është e domosdoshme ruajtja e balancës institucionale.
“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje eventuale…
Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë. Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LD-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, eklaroi Abdixhiku.