Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Banjë të Istogut.
I dyshuari për plagosjen e tij është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, njofton Dukagjini.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.
“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë të Istogut, një person është lënduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të mbledhur provat e nevojshme, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarës, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, u shpreh Rugova.