Abdixhiku propozon zgjidhje për krizën: LDK heq dorë nga Qeveria, kreu i Kuvendit dhe Presidenca

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për pozita institucionale, me qëllim të tejkalimit të krizës politike dhe shmangies së bllokadës institucionale.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk kërkon asnjë përfitim politik nga zgjidhja e situatës aktuale, duke bërë të ditur se partia heq dorë nga pjesëmarrja në qeveri, nga kërkesa për postin e kryetarit të Kuvendit dhe nga ajo për postin e presidentit.

“LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër, pa asnjë përfitim politik, shmangien e krizës aktuale”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja heq dorë nga pjesëmarrja në qeveri, nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, si dhe nga kërkesa për postin e presidentit.

“Heq dorën nga pjesëmarrja në qeveri, heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe heqim dorë nga kërkesa për postin për presidentin”, tha Abdixhiku.

Të fundit nga rubrika