Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyshohet për kryerjen e një grabitjeje më 11 gusht në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar pas veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqit.
Gjatë hetimeve është bërë identifikimi dhe më pas arrestimi i të dyshuarit E.H., 25 vjeç.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme lidhur me rastin pritet të vazhdojnë në përputhje me ligjin.
