Tërmet i fuqishëm 7.7 ballë godet Indonezinë, të paktën 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7, që goditi Indonezinë në orët e hershme të së shtunës.

Tërmeti goditi zonën pranë ishullit Flores, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet në disa qytete të prekura.

Guvernatori i provincës Nusa Tenggara Lindore kishte njoftuar fillimisht për pesë viktima pas shembjes së një ndërtese ku njerëzit po flinin. Më pas, autoritetet e kërkim-shpëtimit raportuan se numri i viktimave kishte arritur në të paktën 20 në katër qytete.

“Sipas informacionit që kemi marrë, 20 persona kanë vdekur, gjashtë janë plagosur dhe dy janë ende nën rrënoja”, deklaroi Fatur Rahman, zyrtar i operacioneve të kërkim-shpëtimit në Maumere.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami dhe u kërkuan banorëve të zonave bregdetare të ishullit Flores që të largoheshin menjëherë drejt zonave më të larta.

Paralajmërimi për cunami është hequr më pas, megjithëse autoritetet kanë bërë të ditur se po vazhdojnë monitorimin e nivelit të detit, raporton Dukagjini.

“Kemi ndërmarrë hapa për ta hequr paralajmërimin, por ende po monitorojmë nivelin e detit”, deklaroi Wijayanto, drejtues i departamentit për tërmete dhe cunami në Agjencinë Indoneziane të Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti është regjistruar në orën 05:58 sipas kohës lokale, me epiqendër në det pranë ishullit Flores, rreth 68 kilometra nga qyteti Ende.

Indonezia goditet shpesh nga tërmete dhe shpërthime vullkanike për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

Një nga fatkeqësitë më të rënda të viteve të fundit ndodhi në vitin 2018, kur një tërmet me magnitudë 7.5 dhe cunami pasues goditën Palun, duke shkaktuar rreth 2,200 viktima.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika