Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë

Gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga IKShPK, nga 16 prilli deri më 17 gusht janë regjistruar gjithsej 137 raste me fruth.

Numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prishtinë me 47 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 34, Ferizaj me 12 dhe Obiliqi me 8 raste.

IKShPK ka bërë të ditur se ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet në komunat me numrin më të lartë të rasteve.

“Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit”, ka njoftuar IKShPK.

Instituti ka rekomanduar që personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë ose konjuktivit, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika