Një 20-vjeçar me shtetësi franceze është gjetur i vrarë mëngjesin e së martës në një plazh në Ksamil, në jug të Shqipërisë.
Sipas Policisë së Shtetit, viktima, me inicialet M. M., është gjetur rreth orës 05:15 pa shenja jete, në shezlongët e një plazhi përpara një lokali.
Dyshohet se i riu është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia dyshon se autor i ngjarjes është 29-vjeçari S. V., banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas incidentit.
Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.