KEK rikthen në operim Njësinë A4, nis procesi i startimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 ka nisur procesin e rikthimit në operim, pasi janë përfunduar me sukses ndërhyrjet dhe sanimet e nevojshme teknike.

Sipas KEK-ut, procesi i startimit të njësisë tashmë ka filluar, ndërsa pritet që ajo së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik.

Korporata ka bërë të ditur se gjatë fazës së startimit, për disa orë mund të vërehet tym më i theksuar nga termocentrali, duke sqaruar se kjo lidhet me procesin teknologjik të vënies së njësisë në punë.

KEK-u u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të Obiliqit gjatë kësaj periudhe.

Njësia A4 ishte ndalur më 11 gusht pas evidentimit të problemeve teknike, ndërsa ekipet profesionale kishin nisur ndërhyrjet për eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për operim.

Të fundit nga rubrika