“Liria ka Emër” vendos “Orën e Pritjes” për krerët e UÇK-së

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën e Pritjes”, 25 ditë para 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet vendimi final për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në ceremoninë e vendosjes së ekranit, Ismail Tasholli nga ”Liria ka Emër” tha se shpreson që më 16 shtator “ora e mbrapsht” të fillojë mbarë, duke shprehur besimin se ajo ditë do të sjellë një zhvillim pozitiv.

“Ne po shpresojmë që me 16-tin shtator ora e mbrapsht do të fillojë mbarë, sepse kjo shoqëri ka nevojë për orët e bardha”, deklaroi Tasholli.

Ndërkaq,këtë aktivitet e ka mbështetur Komuna e Prishtines ku në emër të saj, nënkryetarja, Besiana Musmurati në fjalën e saj ka thënë se “Ora e Pritjes” nuk do të shërbejë vetëm për të numëruar ditët deri në vendimin e 16 shtatorit, por edhe për të mbajtur gjallë kujtesën dhe pritjen e qytetarëve.

“Kjo orë s’ka me i matë veç ditët. Kjo orë ka me na kujtu çdo mëngjes e çdo mbrëmje se pas çdo dite që kalon, një popull po pret”, tha Musmurati.

Gjithashtu, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili dje doli në mbështetje të iniciativës së ”Lira ka Emër” tha se “Ora e Pritjes” është simbol i pritjes së familjeve, por edhe i gjithë Kosovës për ata që po gjykohen në Hagë.

“Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekranet e ngjashme do të vendosen gjithandej Kosovës. Sepse këtu janë më shumë se ekrane. Janë një mesazh për familjet që presin, për ata që janë në Hagë dhe për gjithë botën që Kosova nuk harron”, tha Hamza.

Vendosja e “Orës së Pritjes” vjen në prag të 16 shtatorit, datës së paralajmëruar për shpalljen e vendimit final në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika