Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prishtinë dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas njoftimit policor, trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.