Haxhiu ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës Joe dhe Shirley DioGuardit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Republikës së Kosovës Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Ceremonia e dorëzimit të dekretit është zhvilluar në zyrën e Presidencës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej përkrahësve të njohur të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai për vite me radhë ka lobuar për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra e angazhuar në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në SHBA.

Pas dorëzimit të dekretit, Haxhiu i ka uruar Joe dhe Shirley DioGuardin për marrjen e shtetësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika