DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president, duke paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta vendosë vendin në një situatë të vështirë, për shkak të, siç tha ai, “armiqve” që janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan.

Duke folur për situatën në Kosovë, DioGuardi tha se ka ardhur për të dhënë zërin e tij dhe për ta “zgjuar popullin shqiptar”, duke theksuar se nuk është koha për të qëndruar pasivë, pasi sipas tij ka njerëz që janë të gatshëm t’ua marrin atë që kanë arritur.

“Pra, kjo nuk ishte e lehtë. Prandaj, mos e merrni si të mirëqenë. Unë jam këtu me ju për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në Ballkan”, tha ai.

DioGuardi tha se për këtë arsye është e rëndësishme që ai të jetë në Kosovë dhe të flasë publikisht për këtë çështje.

“Prandaj është e rëndësishme që unë erdha këtu me zërin tim të fuqishëm për ta zgjuar popullin shqiptar. Kjo nuk është koha për të fjetur, sepse ka njerëz që janë të gatshëm t’jua marrin atë që keni. E urrej ta them këtë, por ju mund ta shihni vetë”, tha ai.

Ish-kongresisti amerikan foli edhe për rrugëtimin e tij personal dhe politik, duke kujtuar se ishte rritur në Bronx dhe se që në moshë të vogël kishte punuar në marketin ushqimor të familjes në South Bronx.

“Kam lindur dhe jam rritur në Bronx. Prindërit e mi punuan shumë dhe u bënë ortakë në një market ushqimor në South Bronx. Dhe unë punoja atje, që kur isha tetë, nëntë, dhjetë vjeç, dhe në këtë mënyrë mësova shumë për jetën. Prandaj, dua që ta dini se ka diçka që duhet ta mbani mend. Kur u zgjodha, isha në një distrikt ku gara ishte aq e fortë, saqë m’u desh të debatoja me dhjetë njerëz të ndryshëm dhe të gjithë ishin të zgjedhur në Westchester County për pozita të ndryshme: deputetë të asamblesë, senatorë shtetërorë, e të gjitha llojet e tjera. Kështu që m’u desh të punoja shumë për të dalë fitues. Madje, më vonë kam sjellë me vete një fotografi të dhjetë personave. Do t’jua tregoj. Në mesin e tyre ishte edhe shefi i stafit të kongresistit kundër të cilit më duhej të garoja në momentin e fundit”, tha DioGuardi.

Ajo ka thënë se shqiptarët e Kosovës, sipas saj, nuk e nisën dhunën, por u detyruan të luftonin për të mbrojtur ata që ishin në rrezik.

“Përsëri, Kosova ka një histori, shqiptarët kanë një histori, jo të nisjes së çfarëdo lloj dhune, jo të përfshirjes në aktivitete ushtarake, por në këtë rast u detyruan të ngriheshin për të mbrojtur të gjithë ata që ishin në rrezik. Prandaj është e rëndësishme që jemi së bashku sot, për t’u kthyer pas në histori dhe për të njohur atë që u desh për ta rrëzuar Slobodan Millosheviqin, e më pas për të arritur në këtë moment, në vitin 2026, kur mund të marrim vendime se si mund të ecim përpara”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika