Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë, i ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Rasti ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri.

Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H dhe G.M, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj.

Prokuroria pretendon se familja Mehmetaj e konsideronte Gjokajn përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për sulmin.

Sipas versionit të Prokurorisë, Kastriot Mehmetaj kishte dalë në rrugë përpara autobusit i armatosur dhe, pasi autobusi kishte ngadalësuar, kishte shtënë në drejtim të tij.

Më pas, sipas aktakuzës, ai ishte larguar në drejtim të Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë.

Halil Mehmetaj akuzohet se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.

Procesi gjyqësor është zhvilluar për disa vite dhe në korrik të këtij viti gjykimi u rihap pikërisht në ditën kur ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Arsyeja ishte një videoincizim, i cili sipas gjykatës paraqet Kreshnik Mehmetajn duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Prokuroria pretendoi se arma e paraqitur në video mund të ishte arma e përdorur në kryerjen e krimit./EO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika