Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e martë do të karakterizohet kryesisht me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.