Çmimi i naftës në Kosovë ka mbetur i pandryshuar edhe sot, për të pestën ditë radhazi.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për sot, 25 gusht 2026, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i njëjtë me çmimin e katër ditëve të fundit.
Ndërkohë, benzina mund të shitet deri në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.62 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.