Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit, konkursi përfshin pozita në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë dhe logjistikën, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit, njofton Dukagjini.
Tutje thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.
Aplikantët që përzgjidhen, para angazhimit në detyrë, do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore në industrinë e mbrojtjes.
Afati për aplikim është nga 24 deri më 30 gusht 2026.
Aplikimi realizohet duke klikuar në këtë link.