Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban sot aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Aktiviteti është paraparë të nisë në orën 07:30 dhe zhvillohet në kuadër të aksioneve të PDK-së para institucioneve qendrore.
PDK-ja në ditët e fundit ka zhvilluar aktivitete të njëpasnjëshme para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe përfundimin e procesit të formimit të institucioneve të reja.
Në aktivitetet e mëparshme kanë marrë pjesë deputetë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të partisë.