Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar gjithsej 343 raste gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të publikuar nga QKUK, 102 raste janë trajtuar në Reanimim, 107 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 63 pacientë në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë ofruar shërbime për 18 pacientë, ku pjesën më të madhe të ndërhyrjeve e kanë përbërë procedurat e qepjes, përpunimit dhe pastrimit të plagëve.
Raporti evidenton edhe raste të ndryshme të lëndimeve. Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rast i intoksikimit, tre raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 32 persona të lënduar në aksidente trafiku.
Në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar gjithsej 40 pranime për trajtim gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas QKUK-së, gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe një rast i vdekjes.
