Përmbytjet në Nepal e Tibet, të paktën 165 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Nepal dhe Tibet, pas përmbytjeve të menjëhershme dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë shkaktuar një katastrofë të rëndë në rajon.

Sipas autoriteteve të Nepalit, të paktën 165 persona kanë humbur jetën, ndërsa 826 të tjerë rezultojnë të zhdukur teksa në mesin e të zhdukurve janë edhe 529 turistë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Një grup turistik që operon në zonën e prekur ka bërë të ditur se 47 persona, përfshirë udhërrëfyes dhe klientë, kanë humbur kontaktin që prej goditjes së përmbytjeve.

Situata është rëndë edhe në anën tibetiane. Sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV, numri i personave të zhdukur në qarkun Gyirong ka shkuar në 558, prej të cilëve 260 janë shtetas të huaj. Tre persona janë konfirmuar të vdekur. Ende nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë persona që figurojnë edhe në bilancin e Nepalit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), përmbytja është shkaktuar nga një “shembje akullnajore dhe rrjedhje masive inertesh”, e cila më pas shkaktoi pasoja katastrofike në zonat përgjatë rrjedhës së ujit.

Ushtria nepaleze ka angazhuar rreth 2,000 pjesëtarë për operacionet tokësore dhe ajrore të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e të mbijetuarve.

Në Tibet, kushtet e pasigurta atmosferike dhe terreni i largët e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e shpëtimit, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.

Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave dhe i personave të zhdukur mund të ndryshojë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika