Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.76 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi me 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.