Sot në orën 18:00 zhvillohet ceremonia e shortit për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Plot 36 ekipe do të garojnë në këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane, ndërsa lista e pjesëmarrësve u kompletua të mërkurën mbrëma pas përfundimit të ndeshjeve të plejofit.
Në vazon e parë ndodhen disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madridi, Liverpooli, Interi, Manchester City, Arsenali, Barcelona dhe Atletico Madridi.
Ndeshjet e para të fazës së ligës do të zhvillohen më 8 shtator.