Eksperti i sigurisë për Shehollin: Depërtimi në media dhe kamuflimi përmes miqësive nuk janë të rastësishëm

Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, pas ngritjes së aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, vlerëson se aktiviteti i tij operativ dhe analitik, i nisur që nga koha kur ishte pjesë e ish-UDB-së, nuk ka rreshtur asnjëherë.

Në një postim, Islami pretendon se aktiviteti i Shehollit në fushën e spiunazhit ka vazhduar ndër vite dhe se depërtimi i tij në institucione dhe krijimi i kontakteve me figura të larta shtetërore kanë qenë pjesë e një strategjie për të fituar besim dhe për të shmangur dyshimet.

Sipas Islamit, dokumenti i quajtur “Top Secret 2”, të cilit ai i referohet në kontekstin e aktakuzës ndaj Shehollit, përmban një plan strategjik që synon zgjerimin e radikalizmit islamik në Kosovë dhe rajon.

Islami vlerëson se në këtë plan përfshihen figura me ndikim nga fusha të ndryshme dhe po ashtu sipas tij, qëllimi i pretenduar do të ishte destabilizimi i Kosovës, dëmtimi i imazhit të saj ndërkombëtar dhe krijimi i një narrative që do ta paraqiste vendin si vatër të ekstremizmit.

“Depërtimi i tij në institucionet më të larta nuk është i rastësishëm; kamuflimi përmes miqësive me figura të larta shtetërore, paraqitja në shumicën e mediave për tema të ndieshme , dëshmon qartë synimin e tij për të fituar besim dhe për të shmangur dyshimet. Dokumenti “Top Secret 2” në lexim të aktakuzës zbulon një plan strategjik të fshehtë. Ky program synon zgjerimin e radikalizmit islamik në Kosovë e rajon, duke implikuar figura me ndikim nga sporti, muzika, mediat dhe politika. Bazuar në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, bëhet fjalë për një plan veprimi që synon destabilizimin e Republikës së Kosovës, duke e paraqitur atë si një vatër ekstremizmi dhe duke dëmtuar rëndë pozitën e saj ndërkombëtare. Përmes nxitjes së aktiviteteve fetare dhe ndikimit te klerikët, synohet krijimi i një narrative negative, stimulimi i migrimit dhe ndryshimi i qëndrimit të vendeve perëndimore ndaj Kosovës”, shkruan Islami.

Mes tjerash, Islami thotë rasti i Shehollit duhet të shërbejë si paralajmërim se askush nuk mund të fshihet pas lidhjeve apo pozitave të larta dhe se personat që punojnë kundër shtetit duhet të përballen me drejtësinë.

“Përveç kësaj, ky plan shtrihet edhe në spiunazhin ekonomik dhe diskreditimin e figurave politike e intelektuale. Agjendat e Serbisë janë të njohura: qëllimi i saj mbetet goditja e Kosovës në shumë dimensione, krijimi i një opinioni publik negativ dhe zbehja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve vendase. Zbardhja e dokumenteve sekrete dëshmojnë se institucionet e sigurisë janë në krye të detyrës. Ky rast duhet të shërbejë si një mesazh i qartë dhe i prerë për të gjithë: askush nuk mund të fshihet pas miqësive apo pozicioneve të larta”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika