Gruda: PDK-ja nuk merr pjesë në dialog për presidentin, nuk i besojmë Kurtit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mbetet në opozitë dhe nuk do të marrë pjesë në dialogun për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se nuk i beson kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Gruda, në një konferencë për media, ka thënë se PDK-ja e ka përcaktuar tashmë pozicionin e saj dhe se nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, “teatrit politik”.

“Ne jemi deklaruar që jemi parti në opozitë, prandaj nuk jemi pjesë e dialogut për të zgjedhur një president. Ne jemi parti opozitare, ky qëndrim i yni mbetet kështu, nuk ndryshon. Pavarësisht çfarë zhvillojnë partitë tjera si proces, ne e kemi caktuar pozicionin tonë, jemi në opozitë, sepse kemi besuar, mbasi kemi marrë pjesë në takim me Kurtin, që Kurti nuk e ka ndërmend me zgjidh krizën në Kosovë, prandaj nuk marrim pjesë në këtë teatër politik. Zoti Nura, a do të thotë se është mjaftueshëm e qartë që nuk merrni pjesë në takime edhe qëndroni në opozitë? Megjithatë mund të shtoj”, tha ai.

Gruda ka thënë se nuk dëshiron të komentojë për qëndrimet e partive të tjera, por ka theksuar se PDK-ja nuk i beson vullnetit të Kurtit për të arritur një marrëveshje politike.

“Unë do të isha rezervuar me komentu sjelljen e partive tjera. Unë mund ta them një diçka: unë nuk i besoj Albin Kurtit në përpjekjet që po bën. Unë nuk i besoj. Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në vullnetin e mirë të zotit Kurtit për të arritur një marrëveshje politike. Kjo është ajo çfarë mund ta them”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika