Spajiq: Po përgatitet veprimtari hibride nga rajoni për destabilizimin e Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Qeveria ka informacione operative të sigurisë për përgatitjen e një veprimtarie të koordinuar hibride, që sipas tij synon destabilizimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Spajiq tha se në këto aktivitete janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit, ndërsa pritet edhe mbështetja e disa aktorëve politikë dhe një pjese të mediave në Mal të Zi.

“E dimë për këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesat ditore të cilësdo strukturë politike”, ka deklaruar Spajiq.

Deklarata e kryeministrit malazez vjen në prag të shqyrtimit të hapjes së një faze të re në procesin e integrimit evropian të vendit.

Më 1 shtator, grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për zgjerimin pritet të shqyrtojë draftet e qëndrimeve për mbylljen e katër kapitujve negociues me Malin e Zi.

Bëhet fjalë për kapitullin 14, që lidhet me politikën e transportit, kapitullin 12 për sigurinë ushqimore, kapitullin 18 për statistikat dhe kapitullin 19 për politikën sociale dhe punësimin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika