Jashari kritikon mënyrën e shpërndarjes së teksteve: Viti shkollor do të nisë me telashe

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar mënyrën se si Ministria e Arsimit po e realizon procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, duke paralajmëruar telashe në fillimin e vitit të ri shkollor.

Jasharaj ka thënë se SBASHK-u e ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së teksteve, duke theksuar se e njëjta praktikë po përsëritet tash e tri vite.

“SBASHK-u ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së teksteve në librari. Kjo tregon se do të kemi një vit shkollor me telashe, sepse jemi afër 1 shtatorit dhe goxha procedurë duhet derisa të pajisen nxënësit me libra”, ka deklaruar Jashari.

“SBASHK-u e ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së teksteve në librari dhe krejt mënyrën si është bërë qe tri vite. Kjo tregon se do të kemi një vit shkollor me telashe sepse jemi afër 1 shtatorit dhe goxha procedurë duhet derisa të pajisen nxënësit me libra”, ka deklaruar Jasharaj, për FrontOnline.

Ai ka thënë se sindikata ka kërkuar që procesi të nisë me kohë dhe që komunikimi me botuesit të bëhet paraprakisht, në mënyrë që librat të jenë në shkolla para fillimit të mësimit.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet komunikimi me botuesit me kohë dhe shpërndarja e librave në shkolla të bëhet me kohë në mënyrë që mësimdhënësit t’i shpërndajnë ato. Kjo nuk është bërë dhe po vazhdohet me mënyrën e keqe, të gabuar dhe me siguri do të kalojnë disa javë pa tekste shkollore”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Shqetësimi i Jasharajt vjen vetëm pak ditë para 1 shtatorit, kur nis viti i ri shkollor.

Sipas tij, vonesat në procesin e subvencionimit dhe furnizimit me tekste shkollore mund të bëjnë që nxënësit të nisin mësimin pa i pasur në dispozicion të gjithë librat e nevojshëm.

Jasharaj ka vlerësuar se mënyra aktuale e organizimit të këtij procesi nuk garanton që tekstet të jenë në shkolla me kohë, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë vështirësi për mësimdhënësit dhe nxënësit që nga ditët e para të vitit të ri shkollor.

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator, ndërsa çështja e sigurimit të teksteve shkollore mbetet një nga shqetësimet e ngritura në prag të fillimit të mësimit.

Kjo nuk është hera e parë që SBAShK-u e kundërshton këtë model. Edhe në vitet e kaluara sindikata ka kritikuar sistemin e subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve, duke argumentuar se ai ka shkaktuar vonesa dhe ka lënë nxënës pa libra në fillim të vitit shkollor.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika