Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur për të kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive.
Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë paraqitur në sallë, ndërsa kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk e ka thirrur vazhdimin e saj.
Për praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë ka reaguar deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i cili e ka cilësuar këtë si një moment me rëndësi politike në rrethanat aktuale.
Gruda ka thënë se prania e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kuvend nuk duhet parë vetëm si një çështje protokollare, por si një mesazh ndaj situatës së krijuar institucionale.
“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës.