Vuçiq: Kërkon “varrim dinjitoz” për Kasapin e Ballkanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke mbrojtur figurën e tij dhe duke kërkuar që ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska të varroset në mënyrë “dinjitoze dhe të civilizuar”.

Vuçiç tha se Serbia do të ndihmojë familjen e Mladiqit nëse ajo vendos që ai të varroset në territorin e Serbisë, ndërsa përmendi edhe mundësinë që varrimi të bëhet në Beograd, pranë vajzës së tij.

“Kam qenë prej kohësh në kontakt me djalin e Ratko Mlladiqit, jemi përpjekur të ndihmojmë. Kemi bërë gjithçka që mundëm që gjenerali ta përfundonte jetën e tij në Serbi. Ishte e qartë, unë njoftova se i kishin mbetur nga shtatë ditë deri në pesë javë. Siç e shihni, ne e dinim saktësisht, ndërsa edhe më saktë e dinin ata që nuk e lejuan këtë. Ne nuk do të lejojmë që gjeneralit t’i mohohet një varrim dinjitoz”, deklaroi Vuçiç, duke kritikuar njëkohësisht ata që kanë dënuar Mladiqin pas vdekjes së tij.

Ai e cilësoi reagimin ndaj kriminelit të luftës si një “fushatë” që, sipas tij, nuk lidhet vetëm me Mladiqin, por me “të ardhmen dhe pasojat juridike”.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç sulmoi ministrin në Qeverinë e Serbisë, Usame Zukorliç, për komentet e tij ndaj Mladiqit, duke thënë se ai duhet të sillet si ministër i Serbisë dhe jo vetëm i Novi Pazarit.

Ratko Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika