Mijëra ekstremistë serbë në Bosnjën lindore në rrugë nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiq

Mijëra eksteemist serbë në pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë dalë në rrugë për të nderuar ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Tubime dhe homazhe janë raportuar në qytete me shumicë serbe në Bosnjën lindore, përfshirë Zvornikun dhe Bijeljinën.

Në pamjet e publikuara shihen qytetarë duke ndezur qirinj dhe duke e paraqitur Mladiqin si “hero”.

Manifestimet vijnë pas vdekjes së kriminelit të luftës të dënuar nga Tribunali i HagësMladiqit më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Ai ishte shpallur fajtor për gjenocidin e Srebrenicës dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Glorifikimi i tij vazhdon edhe në forma të tjera. Në rrugën ndërmjet Pales dhe Jahorinës është vendosur një pankartë me emrin e Mladiqit, duke dëshmuar se kulti ndaj ish-komandantit serb të Bosnjës vazhdon të jetë i pranishëm në pjesë të Republikës Srpska.

Mladiq mbetet një nga figurat kryesore të lidhura me gjenocidin e Srebrenicës të korrikut 1995, ku forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Ai u dënua gjithashtu për rolin e tij në rrethimin shumëvjeçar të Sarajevës dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës së viteve 1992–1995.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Mladiq vazhdon të glorifikohet nga qarqe nacionaliste serbe në Bosnjë dhe në Serbi, ndërsa viktimat dhe familjarët e tyre e konsiderojnë këtë fenomen vazhdimësi të mohimit dhe relativizimit të krimeve të luftës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika