Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të dhunimit në Lipjan.
Sipas raportit policor, më 29 gusht, një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se ishte dhunuar nga një person mashkull rreth dy javë më parë.
Palët janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.