OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ka kërkuar zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka thënë se qëndron pranë familjeve të të zhdukurve, duke theksuar se pritja e tyre për të vërtetën ka zgjatur tepër.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, nderojmë çdo njeri që u zhduk gjatë luftës së drejtë çlirimtare të Kosovës dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah familjeve të tyre, pritja e të cilave për të vërtetën ka zgjatur tashmë tepër. Fati i të zhdukurve nuk duhet mbajtur kurrë peng i heshtjes, i llogaritjeve politike apo i shpërfilljes institucionale. Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë. Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, thuhet në komunikatë të OVL-UÇK-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika