Muriqi vazhdon shkëlqimin, tre gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen

Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të shkëlqyer te Fenerbahçe, duke shënuar golin e tretë radhazi për skuadrën turke.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e tretë në fitoren 2:0 të Fenerbahçes ndaj Samsunsporit, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Turqisë.

Muriqi e zhbllokoi ndeshjen me një gjuajtje të saktë nga zona, pas asistimit të Oğuz Aydınit.

Ky ishte goli i tretë radhazi për Muriqin. Ai kishte shënuar edhe ndaj Konyasporit në kampionat dhe ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen ndaj Konyasporit, sulmuesi kosovar kishte regjistruar edhe një asistim.

Kështu, Muriqi në tri ndeshjet e fundit ka kontribuar me tre gola dhe një asistim.

Fenerbahçe e vulosi fitoren ndaj Samsunsporit me golin e Aydınit në minutën e 49-të.

Pas tri xhirove të para, Fenerbahçe ka grumbulluar gjashtë pikë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika