Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë betuar para ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ceremonia e betimit shënon fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së, të cilët do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në institucionin përgjegjës për administrimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.
Dy nga anëtarët e rinj, Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tri partitë tjera opozitare kanë nga një anëtar.
Nga Partia Demokratike e Kosovës është betuar Rashit Qalaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Ilir Fetahu, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj.
Ndërkaq, Delvir Tairi dhe Stefan Filipoviq janë anëtarët e rinj që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.