Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dy të akuzuarit për barrikadat e vendosura në veri të Kosovës në vitin 2022, Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac.
Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë të arritura me Prokurorinë Speciale, Gjykata i ka shpallur fajtorë dy të akuzuarit dhe u ka shqiptuar dënimet përkatëse.
Millosh Radosavljeviq është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërsa Dushan Dobrac është dënuar me 12 muaj burgim.