Mot me diell e vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se moti të martën, më 1 shtator, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Të fundit nga rubrika