Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer në qendër të fjalimit të tij retorikën nacionaliste për Kosovën, pikërisht në kohën kur Serbia po i afrohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në tubimin e mbajtur në Uzhicë, Vuçiq, në pjesën e fundit të një fjalimi që zgjati më shumë se 24 minuta, iu rikthye çështjes së Kosovës dhe përsëriti pretendimin e tij se “Kosova është Serbi”.

“Dhe le t’u them, nëse nuk më kanë dëgjuar nga jashtë, Kosova është Serbi, ajo ishte, është dhe do të jetë”, deklaroi Vuçiq.

Por presidenti serb nuk u mjaftua vetëm me përsëritjen e narrativës nacionaliste. Gjatë kësaj pjese të fjalimit, ai u dërgoi edhe një mesazh atyre “nga jashtë”, në një aludim të qartë ndaj aktorëve ndërkombëtarë.

Tubimi në Uzhicë u zhvillua nën sloganin “Serbia e Bashkuar”, ndërsa Vuçiq e shfrytëzoi paraqitjen edhe për mesazhe të tjera politike dhe premtime të karakterit ekonomik e social.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë paralajmëruar për tetor, ndërsa Vuçiq ka deklaruar se ato mund të mbahen më 18 ose 25 tetor.

Vuçiq ka intensifikuar paraqitjet dhe retorikën politike, ndërsa Kosova është rikthyer në qendër të mesazheve të tij nacionaliste, pak ditë pasi një vlerësim i ri elektoral e nxori atë humbës karshi lëvizjes studentore.

Sipas vlerësimit të publikuar nga Byroja për Kërkime Sociale (BIRODI), nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sipas këtij skenari, lista studentore do të merrte 48.5 për qind të votave, ndërsa lista e SNS-së e lidhur me Vuçiqin do të siguronte 38.6 për qind. SPS-ja e Ivica Daçiqit do të merrte 3.9 për qind.

Pra, studentët do të kishin një epërsi prej gati 10 pikësh përqindjeje ndaj forcës politike të Vuçiqit. Edhe intervalet e përllogaritura nga BIRODI tregojnë një avantazh të studentëve: lista e tyre vlerësohet mes 45.9 dhe 51.1 për qind, ndërsa SNS-Vuçiq mes 36.3 dhe 40.9 për qind.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika