Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila u zhvillua sot pas marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë, nga ora 16:00 pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së.
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar është paralajmëruar edhe një deklarim për media.
