SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona

Forcat amerikane kanë rinisur të martën sulmet ndaj Iranit, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Në një deklaratë, CENTCOM e ka akuzuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për “sulme të fundit të tentuara” ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit, si dhe ndaj ushtarakëve amerikanë të dislokuar në rajon.

Sipas CENTCOM, forcat amerikane kanë nisur goditjen e objektivave të IRGC-së në orën 12:00 sipas kohës lindore në SHBA, ose 16:00, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se zëvendësguvernatori i provincës për çështjet e sigurisë ka deklaruar se katër predha kanë goditur zonat e Chabaharit dhe Konarakut.

Sulmet e së martës vijnë pas goditjeve të para të njohura amerikane ndaj Iranit që nga fundi i korrikut, të kryera në fillim të kësaj jave. Në atë rast, forcat amerikane goditën dy lëshues raketash në ishullin Larak, në ngushticën e Hormuzit.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar gjithashtu se disa shpërthime janë dëgjuar të martën në ishullin Qeshm, si dhe në Konarak dhe Bandar Abbas.

Të fundit nga rubrika