Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, njofton Dukagjini.

Temperaturat minimale parashihet të jenë mes 13 dhe 17 gradë Celsius.

Ndërkaq, ato maksimale parashihet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Të fundit nga rubrika