OSBE-ja s’i komenton lavdet e punonjësit të vet për Ratko Mlladiqin 

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka thënë se nuk komenton raste individuale që lidhen me personelin apo punësimin, në përgjigje të pyetjeve lidhur me Vladan Kostiqin, i cili ka shprehur admirim për kriminelin e luftës që vdiq së fundmi, Ratko Mlladiq.

Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

Pyetjet e dërguara OSBE-së kanë të bëjnë me atë nëse Kostiq është aktualisht pjesë e stafit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, nëse organizata është në dijeni të një postimi të tij në Facebook për vdekjen e Mlladiqit, si dhe nëse institucioni do të ndërmarrë ndonjë veprim të brendshëm lidhur me këtë rast.

Në përgjigjen e saj, OSBE-ja ka theksuar se të gjithë anëtarët e stafit janë të obliguar t’i përmbahen Kodit të Sjelljes së organizatës.

“Ky kod kërkon që ata të ruajnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, si gjatë ashtu edhe jashtë orarit të punës”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

Sipas organizatës, pjesë e këtyre detyrimeve është edhe përmbajtja nga aktivitetet që mund të cenojnë integritetin, pavarësinë ose paanshmërinë e pozitës dhe funksionit të një anëtari të stafit.

Megjithatë, OSBE-ja nuk ka konfirmuar nëse Kostiq është aktualisht i punësuar në Misionin e saj në Kosovë.

“OSBE-ja nuk komenton për çështje individuale që lidhen me personelin apo punësimin”, thuhet në përgjigje.

Sa i përket postimit në Facebook, në të cilin Kostiq kishte shkruar “Gjeneral, gjithmonë të qoftë lavdia e përjetshme”, duke iu referuar Ratko Mlladiqit, OSBE-ja nuk ka dhënë një koment specifik mbi përmbajtjen e tij.

Megjithatë, organizata ka bërë të ditur se pretendimet për sjellje që mund të jenë në kundërshtim me Kodin e Sjelljes nuk neglizhohen.

“Çdo pretendim për sjellje që mund të jetë në kundërshtim me Kodin e Sjelljes merret seriozisht dhe ekzistojnë procedura të përcaktuara për shqyrtimin dhe trajtimin e çështjeve të tilla, sipas rastit”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

Ratko Mlladiq ishte komandant i Ushtrisë së Republika Srpskas gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika