Dyshimet pas vrasjes së Jusuf Gërvallës: Riza Salihu kërkoi alibi, sipas Pal Shtufit

Vetëm pak ditë pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Riza Salihu kishte shkuar te bashkëveprimtarët e tij, sipas rrëfimit të Pal Shtufit.

Shtufi ka deklaruar për emisionin Debat Plus të ciklit “Dosjet”, se Salihu kishte udhëtuar rreth 700 kilometra dhe se fillimisht ata kishin menduar se kishte ardhur për ngushëllim.

Por, sipas Shtufit, Salihu kishte thënë se policia e kishte kërkuar dhe se nuk kishte alibi për natën e vrasjes, pasi kishte qenë vetëm në banesë. Ai, sipas kësaj dëshmie, kishte kërkuar që ata të thoshin se kishte qenë te ta.

Shtufi ka treguar gjithashtu se gjatë bisedës Salihu kishte dhënë versione të ndryshme për fatin e tre të vrarëve. Fillimisht, sipas tij, kishte thënë se ata nuk ishin vrarë, më pas se ishin marrë nga një shërbim sekret dhe do t’u ndryshohej identiteti.

Sipas rrëfimit të Shtufit, kur ai e kishte pyetur nëse ata ishin vrarë apo jo, Salihu kishte thënë se po, dhe se “UDB-ja i ka vrarë vetë”.

Megjithatë, materiali i emisionit thekson se nuk është gjetur asnjë dokument që provon se Riza Salihu kishte kërkuar alibi nga Pal Shtufi apo se vizita e tij kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen.

Riza Salihu, në një intervistë tjetër, e ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Të fundit nga rubrika