Këmbësori humb jetën pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Një person ka humbur jetën të mërkurën pasi është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti po hetohet nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika