Gashi thotë se propozimi i Sejdiut për President është “idiotësi” e Abdixhikut

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shpjeguar arsyet pse nuk e mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Në Debat Plus, Gashi përmendi disa arsye, ndër to mungesën e balancimit të pushteteve, kredencialet kushtetuese dhe disa vendime të Sejdiut, si dhe mënyrën procedurale se si është propozuar kandidatura brenda partisë.

“Elementi i parë është balancimi i pushteteve që mungon, i dyti është elementi i kredencialeve kushtetuese dhe vendimeve që i ka marrë, që janë skandaloze, ndërsa i treti është elementi procedural brenda partisë, i cili është i gabuar”, tha Gashi.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, është përzgjedhur kandidati, duke thënë se Abdixhiku është dashur ta dinte se disa deputetë, përfshirë Avdullah Hotin, nuk do ta mbështesnin Sejdiun.

“Unë mendoj që është idiotësi në veprim (nga zoti Abdixhiku), po sepse ata u dasht me ditë që ka deputetë që këtë emër të përveçëm kanë edhe arsye personale mos me votu, u dashtë me ditë që Avdullah Hoti në asnjë rrethanë nuk e voton, pse e gjetën atë emër. Është politike, janë aty pesë arsyet e para politike”, deklaroi ai.

Gashi e cilësoi gjithashtu si të gabuar politikisht vendimin për ta propozuar Sejdiun, duke e lidhur këtë me rezultatin zgjedhor të LDK-së.

“Personi që e ka shkatërruar partinë, i ka humbur 100 mijë vota, ta ka përgjysmuar numrin e deputetëve dhe e shpërblen për President. Çfarë logjike politike ka? Pse ekzistojmë ne në politikë nëse e bëjmë këtë veprim?”, tha Gashi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika