Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), kanë arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit përmes rrjeteve sociale.
Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe lokalizuar nga njësitet policore, pas së cilës është arrestuar.
“Përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu, i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në njoftim.